Video ekskluzive/ Tirana "shtypi" Kukësin, ja festa madhështore e tifozëve bardheblu

Video ekskluzive/ Tirana "shtypi" Kukësin, ja festa

Tirana mundi Kukësin në takimin hapës të javës së 23-të të Kategorisë Superiore me rezultatin 1-2. 

Bardheblutë përmbysën verilindorët në fundin e takimit për ti marrë edhe kreun e klasifikimit me golat e Idriz Bathës dhe Agostin Torassës. Ndërkohë që 24 herë kampionët e Shqipërisë konfirmuan kandidaturën për titullin kampion i cili përkon edhe me 100 vjetorin e klubit më të titulluar në futbollin shqiptar. 

Një suport të jashtëzakonshëm në shkallët e stadiumit modern "Air Albania" për djemtë e drejtuar nga trajneri Emanuel Egbo e dhanë tifozët e shumtë. Tifogrupi  "Tirona Fantatics" para, gjatë dhe në fund të sfidës dhuroi spektakël duke i dhënë nota sesacionale supersfidës. 

Në këtë video ekskluzive të "Ora News" shikohen tifozët e shumtë bardheblu të cilët e kthejnë në festë fundin e sfidës kjo edhe për shkak se skuadra e tyre triumfoi në takimin direkt me Kukësin e Shpëtim Duros.

EMISIONET