Video/ E tmerrshme, gruaja përplaset me një derë xhami dhe ndërron jetë

Video/ E tmerrshme, gruaja përplaset me një derë xhami dhe

Një nënë e dy fëmijëve ka vdekur pasi u përplas me derën e xhamit të një banke. Ajo po ecte me shpejtësi dhe mendonte se dera ishte e hapur.

Gruaja 46-vjeçare nga India, Beena Jiju Paul, u rikthye për herë të dytë në bankë pasi kishte harruar çelsat e motorit.

Pasi u përplas me derën gruaja u mundua të ngiheshe, por xhami i coptuar i kishte shkaktuar lëndime në bark.

Direkt njerëzit e bankës vrapuan për ta ndihmuar, por ajo humbi vetëdijen dhe dyshemeja u mbush me gjak.

Ambulanca arriti shpejt, e dërgoi në spital, por Beena nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.


EMISIONET