Video e superaksionit të RENEA-s për arrestimin e Xhevahir Jonuzit në Vlorë

Video e superaksionit të RENEA-s për arrestimin e Xhevahir Jonuzit

Ora News siguron videon e momentit kur forcat Speciale Renea, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me DVP-Vlorë ishin në fshatin Hoshtima për të arrestuar të shumë kërkuarin Xhevahir Jonuzi.

Ai është dënuar me 25 vite burg për  “vrasjen me paramendim" të Shezai Belaj dhe Shkëlqim Gurhanaj në vitin 1999.

Po ashtu  ndaj këtij shtetasi, në vitin 2018,  Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" dhe "Kultivimi i bimëve narkotike". 

Në momentin kur ka parë banesën të rrethuar 47 vjeçari ka qëlluar drejt policisë. Këta i janë kundërpërgjigjur duke qëlluar drejt tij dhe plagosur në këmbë.



EMISIONET