Kampioni i peshave të lehta të UFC, Khabib Nurmagomedov di të bëhet protagonist edhe jashtë ringut.

Boksieri rus ka braktisur konferencën e programuar për shtyp para se të fillonte, duke befasuar gazetarët e pranishëm. Shkak duket se është bërë afërsia e sallës me fabrikën e birrave, diçka që bie ndesh me  vullnetin e Khabib, i cili njihet si mysliman i devotshëm.

Konferenca për shtyp ishte planifikuar të zhvillohej në orën 11:00, por dyzet minuta para fillimit u bë njoftimi se ajo ishte shtyrë për shkak të çështjeve teknike. Gjithsesi, Khabib u pa nga gazetarët teksa largohej nxitimthi nga ambientet e caktuara për tu mbajtur konferenca, duke i befasuar jo pak.

Kushëriri i Khabibit, Umar Nurmagomedov dhe anëtar i ekipit Tagir Ulanbekov duhej të merrte skenën në mungesë të tij për t'iu përgjigjur pyetjeve.

/Ora News.tv/