Video e nxehtë, klubi ku luajnë shqiptarët pezullon trajnerin e njohur

Video e nxehtë, klubi ku luajnë shqiptarët pezullon trajnerin e

Malaga e Keidi Bares dhe Armando Sadikut ka pezulluar trajnerin e saj Victor Sanchez del Amo, pasi në ditët e fundit ka qarkulluar në internet një video e nxehtë ku është përfshirë pikërisht tekniku i skuadrës andaluziane. 

Vendimi është marrë nga drejtuesit e klubit të Malagas me efekt të menjëhershëm dhe do të qëndrojë në fuqi deri në momentin që nuk do të kryhet një hetim i plotë për këtë çështje. Vetë trajneri Victor Sanchez del Amo nuk e ka pranuar diçka të tillë duke theksuar se ka qenë viktimë e disa personave të cilët kanë cënuar intimitetin e tij.

EMISIONET