Video/ Dortmund "shkatërron" Leverkusen, fiton Werder Bremen e Mainz

Video/ Dortmund "shkatërron" Leverkusen, fiton Werder Bremen e

Borussia Dortmund e ka "konsideruar" si aksidentale humbjen e javës së kaluar në Bundesliga, teksa ka "shkatërruar" me poker golash, 4-0 Bayer Leverkusen për të marrë kreun e kampionatit.

Verdhezinjtë kaluan pas 28 minutësh në avantazh, pasi Alcacer realizoi për 1-0. Pjesa e parë u vendos nga goli i spanjollit, teksa me rikthimin në fushë, skenën e mori Marco Reus me një dopietë.

Guerrero shënoi golin për 3-0, çka i jep Dortmund kreun me 9 pikë pas katër javëve. Fitore arriti dhe Werder Bremen, që  me Milot Rashicën në infermieri përmbysi 2-1 Union Berlin. Me të njëjtin rezultat fitoi edhe Ausburg e Mainz, që mposhtën respektivisht Eintracht Frankfurt dhe Hertha Berlin.

Në kuotë të njëjtë pikësh me Dortmund gjendet edhe Leipzig, e cila në mbrëmje pret Bayern Munich, që pozicionohet në vendin e katërt me 7 pikë.






EMISIONET