VIDEO/ Djokovic "shpartallon" Federer, pranë titullit të 8-të në Australian Open

VIDEO/ Djokovic "shpartallon" Federer, pranë titullit të

Novak Djokovic krijoi shansin për titullin e 8-të në Australian Open, pasi mposhti Roger Federer në gjysmëfinalen e Melbourne.

Në duelin e 50-të mes dy tenistëve, Djokovic ishte dominues ndaj 38-vjeçarit zvicerian, duke fituar 7-6; 6-4; 6-3 dhe gjithë takimin me sete 3-0.

Serbi do të gjej në finalen e së dielës fituesin e çiftit, Dominic Thiem-Alexander Zverev, me duelin mes numrave 5 dhe 7 që luhet nesër.

EMISIONET