VIDEO/ Dëmtim horror dhe lot, Andre Gomes thyen këmbën

VIDEO/ Dëmtim horror dhe lot, Andre Gomes thyen këmbën

Everton nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 përballë Tottenham Hotspur.

Por, nga kjo përballje nuk do të mbahet mend gjatë rezultati më shumë se dëmtimi horror i mesfushorit Andre Gomes. Lojtari i ardhur nga Barcelona te Everton u përplas me mbrojtësin, Aurier për të marrë lëndime vërtetë të mëdha.

Nga përplasja e fortë, 25 vjeçari pësoi thyerje të këmbës, çka solli lot në fytyrën e mesfushorit koreano-jurog, Heung Son Min, që u ndëshkua me karton të kuq pas ndërhyrjes ndaj Gomes.

Mbetet të shihet se sa do të jetë periudha që do e lë jashtë fushave mesfushorin, por një gjë është e sigurtë. Sezoni aktual është mbyllur për të.  

EMISIONET