VIDEO/ "Çmendet" Toure, merr karton të kuq pas 10 sekondave lojë

VIDEO/ "Çmendet" Toure, merr karton të kuq pas 10

Ish lojtari i Barcelonës dhe Manchester City, Yaya Toure i ka bërë një mbyllje zhgënjyese eksperiencës së tij në Kinë.

Lojtari nga Bregu i Fildishtë u ndëshkua me karton të kuq vetëm 10 sekonda pasi nisi takimi i Ligës së Parë kineze mes Qingdao Huanghai dhe Nantong Zhiyun. Një ndërhyrje e gabuar ndaj kundërshtarit dhe shikimi i episodit me sistemin VAR bëri që Toure të linte fushën e blertë me karton të kuq.

Loja përfundoi me një humbje 2-1 për skuadrën e Toure. Por, pavarësisht humbjes, sezoni ishte akoma një sukses për skuadrën e tij pasi fitoi promovim në Superligën Kineze për sezonin e ardhshëm.


EMISIONET