Video/ City i papërmbajtshëm, ndjek nga afër Liverpool-in

Video/ City i papërmbajtshëm, ndjek nga afër Liverpool-in

Manchester City nuk i lejon hapa fals vetes në rrugën drejt titullit.

Qytetarët mposhtën pa shumë probleme, 3-0 Huddersfield, duke iu përgjigjur në një farë mënyre Liverpool-it kryesues, që dje mposhti 4-3 Crystal Palace. Ndeshjen e "Kirklees Stadium" e zhbllokoi mbrojtësi i krahut të majtë Danilo, i cili në minutën e 18-të lëshoi një silurë nga rreth 25 metra duke shtangur portierin vendas.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa në fraksionin e dytë kishte vend edhe për 2 gola të tjerë. Fillimisht Stërling në minutën e 54 dhe Sane dy minuta më pas vulosën rezultatin përfundimtar në 3-0, duke treguar edhe njëherë qartë objektivat e Cityt në këtë sezon.

Aktualisht Premier League kryesohet nga Liverpool me 60 pikë, e ndjekur nga Manchester City me 4 pikë më pak. Nga ana tjetër Huddersfield mban vendin e fundit me vetëm 11 pikë të grumbulluara.


EMISIONET