Video/ Chievo turpëron Interin, Spalletti rrezikon shkarkimin

Video/ Chievo turpëron Interin, Spalletti rrezikon shkarkimin

Turpëruese! Kështu mund të cilësohet barazimi i Interit në fushën e Chievos, që militon në vendin e fundit të Seria A.

Avantazhi deri në minutën e 90-të nuk i mjaftoi zikaltërve për të marrë 3 pikët nga "Artemio Franchi". Kjo, pasi kur po kronometrohej minuta e parë e shtesës, Pellissier tundi rrjetën e Handanovic, duke i dhënë një pikë shprese veronezëve.

Për Interit kishte realizuar kroati Ivan Perisic, që me këtë pikë mban vendin e 3-të me 33 pikë, -13 nga Juventusi kryesues, i cili sonte në mbrëmje pret Romën. Ky barazim mund t'i kushtojë shtrenjtë Luciano Spallettit, që rrezikon shkarkimin.

Ndërkohë Chievo regjistron barazimin e 8-të në Seria A, dhe mban vendin e 20-të me 5 pikë.


EMISIONET