VIDEO/ Batuta e Spartak Brahos për këshilltarin e Metës: Po ja hiqni tullat Presidentit

VIDEO/ Batuta e Spartak Brahos për këshilltarin e Metës: Po ja

Nga Komisioni i Ligjeve, ku u rrëzuan dekretet e Presidentit për kthimin në Kuvend të dy ligjeve, Braho i kërkoi këshilltarit të Metës, Bledar Dervishajt të jenë më dinjitozë dhe të ngrenë probleme të mirëfillta Kushtetuese.

Deputeti socialist, Spartak Braho i është drejtuar këshilltarit të Metës, duke thënë se po ia heq tullat Presidentit.

Spartak Braho: "Zoti Dervishi po ja hiqni tullat Presidentit. Nga 130 dekrete, 21 dekrete  kthehen mbrapsht. Nuk është dinjitoze që në dekretet e Presidentit kërkohet të rregullohet teknika legjislative, kjo apo ajo. 

Thelbi dhe serioziteti i dekreteve të Presidentit janë problemet Kushtetuese. Natyrisht rishikimi përfshin një gamë të gjerë të problematikës, e di mirë dhe e vlerësoj, por unë në asnjë rast nuk mbaj mend në 19 apo 21 dekrete sa keni ju, që të ngrini probleme të mirëfillta kushtetuese dhe Komisioni i Ligjeve apo Parlamenti të mos reagojë. 

Ndaj do ju thosha të jeni më dinjitozë në  hartimin e kundërshtimin të ligjeve që Presidenti kërkon për të ç'dekretuar nëpërmjet dekreteve."

Komisioni i Ligjeve rrëzoi sot (6 shtator) dekretet e presidentit Meta për kthimin në Kuvend të ligjit “Për vetëqeverisjen vendore” dhe ndryshimet në Kodin Penal.

EMISIONET