VIDEO/ "Besën u kem dhanë, në Evropian Kosova ka me kanë", publikohen pamjet emocionuese

VIDEO/ "Besën u kem dhanë, në Evropian Kosova ka me

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll për meshkuj po kalon një moment të artë.

Situata në grupin A kualifikues të Euro 2020 e bën akoma dhe më të prekshme kalimin e "Dardanëve" në finalen e Europianit që do të zhvillohet vitin e ardhshëm.

Fitorja 2-0 ndaj Malit të Zi e ngjit Kosovën në kuotën e 11 pikëve, një më pak se Çekia, kundërshtari i tyre i ardhshëm dhe 4 pikë nga Anglia kryesuese.

Por, pavarësisht vështirësive, tifozët dhe grupi i lojtarëve janë optimist për sigurimin e një vendi në Euro 2020 dhe një gjë e tillë vihet re edhe në këtë video të publikuar nga mesfushori i Lazios dhe përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha.

"Besa besë, besen u kem dhanë, në Evropian Kosova ka me kanë," shkruan Berisha.

Vargje vërtetë rrënqethëse, që shpresojmë të bëhen sa më parë realitet.


EMISIONET