Video/ Bayern nuk njeh rival në Gjermani, fiton Kupës pas tre sezonesh

Video/ Bayern nuk njeh rival në Gjermani, fiton Kupës pas tre sezonesh

Vijon dominimi i Bayern Munich në Gjermani.

Bavarezët mposhtën pastër 3-0 RB Leipzig, në finalen e madhe të "Olympiastadion", duke ngritur lart trofeun e Kupës së Gjermanisë. Titulli i dytë për këtë sezon, me Bayern që koleksionon titullin e 19-të në histori.

Në Berlin, Bayern vuajti për të kaluar në avantazh, me Lewandowski që gjeti fundin e rrjetës vetëm pas gjysëm ore lojë. Polaku realizoi një gol mjaft të vështirë, ku me kokë shndërroi në gol një krosim të Alaba.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të Bayern, ndërkohë që Coman shënoi për 2-0. Goli i Robert Lewandowski 5 minuta përpara fundit vulosi rezultatin përfundimtar në 3-0. 

Një titull që vjen pas 3 sezonesh, pasi kujtojmë që trofeu i fundit i Kupës së Gjermanisë që u ngrit nga Bayern rezulton në sezonin 2015-2016.






EMISIONET