Derbi i Katalonjës nuk ka fitues, por kjo i mjafton Barcelonës për të marrë kreun e La Liga. Skuadra e drejtuar nga Ernesto Valverde ka ngecur në një barazim, 2-2 në transfertën e Espanyol.

David Lopez shënoi për vendasit, që e mbyllën në avantazh pjesën e parë. Me rikthimin në fushë, Barcelona gjeti forcën për të reaguar dhe përmes golave të Suarez e Vidal përmbysi gjithçka.

Megjithatë, Ëu Lei nuk e kishte thënë fjalën e tij dhe pas 14 minutash në fushë gjeti fundin e rrjetës, duke i dhënë 1 pikë me mjaft vlerë ekipit të tij.

Ndërkaq, Barcelona e mbylli me 10 futbollistë takimin, me Frenkie de Jong që u ndëshkua dy herë me karton të verdhë, për të lënë fushën në minutën e 75-të.

Barcelona kryeson kampionatin me 40 pikë, ndërkohë që Espanyol mbyll klasifikimin me 11 pikë pas 19 takimesh.


/Ora News.tv/