VIDEO/ Barazim me dorë në zemër, Feronikeli prek raundin e dytë të Champions

VIDEO/ Barazim me dorë në zemër, Feronikeli prek raundin e

Feronikeli ka marrë një rezultat fantastik në një transfertë të vështirë si ajo e Uellsit.

Kampionët e Kosovës barazuan në limitet e kohës së rregullt 2-2 ndaj TNS, duke hedhur një hap të sigurtë drejt raundit të dytë kualifikues të Champions League.

Pavarësisht se ishin në disavantazh 2-0 deri në minutën e 88-të, të besuarit e Zekirija Ramadanit e gjetën forcën për të reaguar duke e mbyllur në ekuilibër. Zeka ngushtoi shifrat 2 minuta përpara fundit të kohës së rregullt, ndërkohë që Fazliu me penallti shënoi për 2-2.

Takimi i javës së ardhshëm do të jetë deciziv për këtë duel, por Feronikeli e ka një "bonus" të madh, të cilin do të mundohet ta shfrytëzojë në "Fadil Vokrri".


EMISIONET