VIDEO/ Balotelli nuk përmbahet pas thirrjeve raciste

VIDEO/ Balotelli nuk përmbahet pas thirrjeve raciste

Koret raciste janë bërë sërish pjesë e futbollit italian. Së fundmi, aktet e turpshme u regjistruan në ndeshjen e Seria A mes Veronës dhe Brescia, takim i mbyllur në favor të veronezëve me shifrat 2-1.

Shënjestër e këtyre sulmeve ishte sulmuesi i Brescia dhe kombëtares italiane, Mario Balotelli. Futbollisti me ngjyrë është përballur shpesh me këto sulme dhe një gjë e tillë nuk mungoi as ditën e sotme. Tifozë të vendasve fërshëllyen dhe bënë pasthirrma prej majmuni kundrejt Balotellit.

Reagimi i 29 vjeçarit ishte më të vërtetë i ashpër. Pasi doli bashkë me topin jashtë vijave kufizuese, sulmuesi mori sferën në dorë dhe e goditi drejt sektorit të tifozëve të Verona.

Veprim që u ndëshkua nga gjyqtari kryesor me karton të verdhë, ndërsa Balotelli mori hak me gol, por nuk mjaftoi për t'i dhënë pikë Brescia, e cila gjendet në zonën e ftohtë të klasifikimit me 7 pikë pas 10 javëve të para.  







EMISIONET