Video/ Balde ndihmon Interin, fitojnë Atalanta, Roma e Chievo

Video/ Balde ndihmon Interin, fitojnë Atalanta, Roma e Chievo

Një gol i Keita Balde i ka dhënë fitoren Interit, me zikaltërit që e mbyllin vitin 2018 në mënyrën më të mirë të mundshme. Senegalezi shënoi golin e vetëm në fitoren 1-0 kundër Empolit,  duke  konsoliduar pozitat e skuadrës së Luciano Spallettit në zonën Champions.

Pavarësisht dominimit dhe rasteve të shumta për gol, episodi me vlerën e 3 pikëve erdhi vetëm në minutën e 72-të, ku një këmbëngulje e Vrsaljko u shpërblye, me Keita që me fat shtyu sferën drejt rrjetës. Pas kësaj fitoreje, Inter afrohet me 2 pikë me Napolin e vendit të dytë, pasi numëron 39 pikë në vendin e tretë.

Fitore spektakolare ajo e Atalantës, me Bergamaskët që shkatërruan 6-2 Sassuolën. Stefan Iliçiç ishte heroi i zikaltërve, që afrohen me zonën Evropiane, teksa numërojnë një pikë më pak se Sampdoria e vendit të 6-të, që gjendet në kuotën e 29 pikëve.

Frymëmarrje dhe për Romën, me verdhekuqtë që përballë Parmës regjistruan fitoren e dytë radhazi. Pas golave të Cristante dhe Under, Roma ngjitet në kuotën e 30 pikëve në vendin e 5-të. Fitore arriti dhe Chievo, që mposhti 1-0 Frosinonen. Duelin e mbijetesës e vendosi goli i Giaccherini çerek-ore nga fundi i takimit.

Në takimet tjera Udinese mposhti 2-0 Cagliarin, ndërsa përballja mes Lazios dhe Torinos u mbyll në barazim 1-1. Ndërkohë pa gola u mbyll Genova-Fiorentina.










EMISIONET