Fitoret nuk mbahen mend gjatë, por mënyra ... po!

Këtë ka vendosur të bëj edhe atleti francez, Jimmy Gressier, i cili u shpall për të dytin vit radhazi kampion Evrope për moshën U-23. Gressier, 21 vjeç, arriti të presë i pari finishin në Tilburg të Holandës dhe këtë e bëri në një mënyrë të pazakontë.

Teksa i afrohej vijës së finishit, francezi mori 2 flamuj kombëtarë, përpara se të tërheqte vëmendjen me veprimin e tij. Ai bëri sikur humbi ekuilibrin, ku në rrëzim e sipër preu finishin me kokë.





/Ora News.tv/