Video/ Aksion brilant i Milanit Piatek "thyen" Berishën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shkurt 2019, 21:38
Kryzstof Piatek nuk ka të ndalur me fanellën e Milanit. Sulmuesi polak realizoi golin e barazimit momental 1-1 ndaj Atalantës.
Një goditje mjaft e bukur i ish-sulmuesit të Gjenovës nxori jashtë loje portierin e kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, i cili pavarësisht hedhjes spektakolare nuk arriti t'i ndryshojë udhë sferës.