Vettel: Ky kampionat nuk të argëton

Vettel: Ky kampionat nuk të argëton

Nënkampioni i botës në Formula 1, Sebastian Vettel ka pohuar se nuk është një tifoz i makinave me energji elektrike dhe se fuqia e benzinës është me të vërtetë mbresëlënëse.

“Unë nuk besoj se makinat elektrike zgjidhin të gjitha problemet e botës. Sipas mendimit tim, kjo është teknologjia e gabuar. Është shumë e shtrenjtë dhe jo aq e pastër sa thonë ata. Mendoni për bateritë.”-tha fillimisht gjermani. 

Vettel gjithashtu tha se motori elektrik nuk është edhe një plumb argjendi.

"Ajo që bëjmë është argëtuese",-këmbënguli ai. "Këtu është emocioni. Nëse e vetmja gjë që shihni në një koncert rock është një shfaqje lazer, diçka mungon. Unë shkoj atje për shkak të muzikës".-përfundoi Vettel.

Sezoni i ri i Formula E sapo ka nisur, me Mercedes, Porsche, Audi, BMW, Nissan dhe Jaguar, dhe ish-yjet e F1 si Felipe Massa, Stoffel Vandoorne dhe shumë të tjerë që “luftojnë” për titullin e më të mirit.

EMISIONET