Një gabim të Bashkimit Evropian e quan Presidenti i Bundestag gjerman, Wolfgang Schäuble vendimin për të mos hapur negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në një intervistë për Reuters, duke kritikuar vendimin e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron për veton e vënë, ai theksoi se Evropa e ka detyrim të stabilizojë Ballkanin Perëndimor, por edhe të marrë më shumë përgjegjësi.

“Nëse dështojmë këtu, atëherë si mund të pretendojmë të luajmë një rol stabilizues në Lindjen e Mesme”, tha ai, duke shtuar se në të njëjtën, “thellimi i bashkëpunimit dhe zgjerimit të BE-së duhet të vazhdojë”.

Ai tha se Evropa gjithashtu duhet të krijojë teknologji të reja dhe të ruajë vlerat e veta në dixhitalizim.


Për t’u bërë pjesë e grupit "RTV Ora dhe Ora News" klikoni: "Join Group". Kërkesa juaj do të aprovohet menjëherë.

/Ora News.tv/