Një grua nga Britania u gjet e vdekur vetëm 6 muaj pas lirimit të saj nga burgu në Indi, e dënuar për trafikimin e njerëzve.

Ajo bën pjesë në një ndër të arrestuarit në linjën ajrore të Mumbai International Airport në vitin 2017, e cila po ndihmonte 4 shtetas nga Sri Lanka që të udhëtonin drejt Britanisë.

Më pas u dënua dhe kaloi 2 vite në një burg në Indi. Edhe pas lirimit ajo duhej të qendronte në Indi deri në përfundim të procesit gjyqësor.

 Më datë 30 shtator u gjet trupi i saj i varur në Calangute, Goa. Sipas vajzës së saj, pas lirimit e ëma u bë shumë agresive dhe nervozohej për gjithçka.

Për dy vite me rradhë ajo qendroi në një vend të huaj dhe së fundmi kishte mbetur edhe pa shtëpi. E gjithë kjo situatë kishte ndikuar në gjendjen e saj psikologjike e cila i shkaktoi dhe jetën.

Familja e saj kërkon para nëpërmjet një fushate për ndihma në mënyrë që të mbulojë kostot e udhëtimit në Indi dhe për të rikthyer trupin e pajetë të vajzës.

/Ora News.tv/