Vetëm kështu ndalej! Strakosha humbet sfidën europiane

Vetëm kështu ndalej! Strakosha humbet sfidën europiane

Lajme të këqija për Lazion në prag të ndeshjes së raundit të tretë të fazës së grupeve të Europa League. Sikur të mos mjaftonte ecuria aspak pozitive si në kampionat ashtu edhe në Europë, klubi bardhekaltër ka marrë një tjetër goditje.

Portieri shqiptar i kryeqytetasve, Thomas Strakosha ka pësuar një dëmtim në bërryla, duke vënë në dyshim prezencën e tij në ndeshjen ndaj skocezëve të Celtic. Ky sezon ka qënë i mirë për Strakoshën, i cili ka luajtur për 90 minuta në çdo takim deri më tani.

Sfida mes skocezëve dhe Lazios është programuar për tu zhvilluar sot në orën 21:00. Pas dy ndeshjeve të para, Celtic mban vendin e parë në grupin E me 4 pikë, një më pak Lazio, që do të tentojë fitoren e dytë radhazi.

EMISIONET