Rreth 1400 shqiptarë në të gjithë vendin janë gjobitur ditët të fundit pasi kanë shkelur rregullat e aktit normativ të qeverisë për masat anti COVID-19 që në total përllogariten në afro 15 milion lekë.

Vetëm një ditë më parë në 111 qytetarë janë gjobitur me 10.000 lekë, pasi u kapën nga policia duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, në orët e pasdites, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

Ndërkohë që 24 shoferëve që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit,  janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim të makinës.

Masa ka patur edhe për njësitë tregtare që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes.

Në të gjithë vendin janë  gjobitur 9 njësi. Prej tre ditësh kanë nisur edhe marrja e lejeve për të kryer pazarin. 

Sipas masave të marra për të bërë pazar në qendrat urbane, një pjesëtar i familjes duhet të aplikojë në e-Albania apo në numrin falas 55155, për t’u pajisur me autorizim, ndërsa pensionistët nuk lejohen në mënyrë kategorike të dalin nga banesa.

Për ditën e martë mësohet se kanë aplikuar në portalin e-Albania  60.200 persona ndërsa  me sms 39.066 ku fasha e orareve më e kërkuar mbetet ajo e orës 10 deri në 11.00.

/Ora News.tv/