Vetëflijimi për tu ringjallur, nëna e vajza lyenin me vaj e uthull trupin e motrës së vdekur

Vetëflijimi për tu ringjallur, nëna e vajza lyenin me vaj e

Ngjarja e rendë merr përmasa makabre pas ekspertizës paraprake nga ekspertët mjeko-ligjor.

Trupi i vajzës 34-vjeçare Anisa Josifi është gjetur nga ekspertët e policisë në dhomën e saj të gjumit, të mbuluar me batanije, ndërsa nga verifikimet paraprake dyshohet të ketë humbur jetën 2 apo 3 muaj më parë.

Gjithashtu sipas ekspertëve nëna e dy vajzave, Zhaneta dyshohet të ketë humbur jetën rreth 1 javë më parë.

Ekspertët e policisë dyshojnë se nëna dhe motra tjetër i lyenin trupin me vaj ulliri dhe uthull për të ngadalësuar procesin e dekompozimit, duke pritur kështu ringjalljen e saj.

Arsyeja kryesore sipas hetuesve është vetë-flijimi pasi besonin tek ringjallja dhe ishin pjesë i sektit fetar dëshmitarët e Jehovait.

Nga hetimet paraprake policia shprehet se në trupin e 2 të ndjerave dhe vajzës tjetër që mbijetoi janë konstatuar shenja të mos-ushqyerje.

Kanë qenë banorët e pallatit, por dhe vëllai i Zhanetës, që kanë njoftuar policisë pasi kishin humbur kontaktet prej disa ditësh me nënën dhe dy vajzat.

Kur kanë mbërritur efektivët e policisë kanë gjetur derën e mbyllur, ndërsa kanë kërkuar ndihmën e zjarrfikësve për të hyrë nga dritarja e tualetit.

Sipas banorëve kishte të paktën 2 apo 3 muaj që nëna me dy vajzat nuk dilnin nga shtëpia, ndërsa refuzonin këdo që i shkonte në banesë.

Kjo konfirmohet dhe nga kunati i Zhanetës, i cili shprehet jashtë kamerave se 2 muaj përpara kishte shkuar për të takuar Anisën, por që ishte ndaluar tek dera të hynte në banesë nga 56-vjeçarja.

Blerta Josifi, 34-vjeçarja e cila i mbijetoi vetëflijimit u dërgua  në urgjencë, ku janë kryer të gjitha ekzaminimet e para.

Më pas ajo është transferuar në shërbimin e urgjencës psikiatrike dhe ndodhen në gjendje të qetë.

Para hetuesve ajo mes lotësh është shprehur se ka humbur familjen, ndërsa ata nuk i dinin sakrificat që kanë bërë për tu ringjallur.

EMISIONET