Në deklaratën për shtyp të Presidentit Ilir Meta, ai foli për ngjarjen e rëndë të disa ditëve më parë ku nënë e bijë u gjendën të pajeta në banesën e tyre.

I pyetur nëse ka qenë në kontakt me organet ligjzbatuese, Meta e pohon duke thënë se hetimi duhet të shkojë deri në fund dhe të vendosen përpara ligjit përgjegjësit që mund të kenë ndikuar në vetëflijimin e tyre.

Pyetje: A keni kërkuar informacion nga institucionet ligjzbatuese në lidhje me ekzistencën e sekteve fetare që nxisin akte të tilla?

Meta: Padyshim jam i shokuar nga ai lajm që ka tronditur opinionin publik. Kam kërkuar informacione dhe shpresoj që kjo çështje të shkojë deri në fund dhe të ngarkohen me përgjegjësi të gjithë ata të cilët që bëhen shkak të humbjes së jetës së tyre.

/Ora News.tv/