Vetëdorëzohet në polici ish kreu i ALUIZNI-t Durrës

Vetëdorëzohet në polici ish kreu i ALUIZNI-t Durrës

Është vetëdorëzuar në polici, ish kreu i ALUIZNI-t në Durrës, Flamur Gjuzi, i cili prej 6 muajsh ishte në kërkim.

Pas dorëzimit me ndërmjetësim, gjykata e Durrësit e ka lëne në arrest shtëpie. Mësohet se Gjuzi ka deklaruar se ai nuk e ndjen vetën fajtor për akuzat e ngritura ndaj tije, por i është shmangur arrestimit pasi dyshonte për një akuze tendencioze që i bëhej.

Gjyqi për vendosjen e masës së arrestit ndaj Gjuzit është zhvilluar një javë më parë.

Ish drejtori i Aluiznit në Durrës Flamur Gjuzi është akuzuar për shpërdorim detyre gjatë periudhës që drejtonte Aluiznin në Durrës.

Ndërkohë mësohet se edhe një numër i madh i të arrestuarve në Durrës kanë janë liruar me masën arrest shtëpie, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

EMISIONET