Veseli: Takim vëllazëror me kryeministrin Rama

Veseli: Takim vëllazëror me kryeministrin Rama

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli e ka pritur sot në takim kryeministrin  Edi Rama.

Ky takim u zhvillua në kuadër të vizitës dyditore të cilën po e bën Rama në Prishtinë.

Ndonëse nuk pati prononcim për media, Veseli në një reagim të tij në Facebook, thotë se pati takim vëllazëror me Ramën.

Rama është takuar edhe me kryetaren e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, kryeministrin Abdullah Hotin, kreun e Vetëvendosjes Albin Kurtin dhe kryetarin e Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj.

Aktualisht Rama ndodhet në presidencën e Kosovës dhe po zhvillon takim me presidentin Hashim Thaçin.

Në orën 20:00, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi pritet tu drejtohet qytetarëve lidhur me situatën e krijuar pas publikimit të akuzave të pakonfirmuara ndaj tij dhe një grupi pjesëtarësh të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.



EMISIONET