Veseli: Pas 20 vitesh mund të mbahet referendum për bashkimin Kosovë-Shqipëri

Veseli: Pas 20 vitesh mund të mbahet referendum për bashkimin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka folur për bashkimin e mundshëm të Kosovës me Shqipërinë, në të ardhmen.

Gjatë një interviste në televizionin T7 në Kosovë, Veseli e ka lënë të hapur mundësinë e një bashkimi mes dy vendeve.

"Pas 20 vjetësh, në Kosovë do të mund të mbahet një referendum, për bashkimin me Shqipërinë", ka thënë Veseli në T7.

Në lidhje me lëvizjen e lirë të vizave, Kadri Veseli tha se është premtuar që në muajin dhjetor do të hiqen vizat për qytetarët e Kosovës.

EMISIONET