Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha pas mbledhjes së Kryesisë se duhet të ratifikohet demarkacioni, dhe shumë shpejtë presim reflektim të opozitarëve dhe në këtë drejtim tha ai, ka shenja të mira.

Sipas tij,  për çështjen e ratifikimit të demarkacionit duhen edhe disa vota dhe në këtë drejtim  nevojitet konsensues.

”Nuk është koha që ta na ikin trenat, historikisht kemi humbur shumë mundësi , andaj mendoj se jemi në rrugë të mbarë  drejt integrimit evropian. Një vendimmarrje më e shpejt do t’i kishte bërë mirë Kosovës dhe qytetarëve të saj në mënyrë që vendimmarrja në BE të bëhet për liberalizimin e vizave, ndonëse jam shumë i sigurt se kjo do të arrihet “, tha ai.

"Kuvendi po punon kemi 52 pika te rendit te ditës qe do ti trajtojmë në seanca të ndara. Kemi seancë të rregullt ditën e marte, mërkure dhe  të enjten, dhe presim qe ta ratifikojmë edhe atë marrëveshjen qe ka mbete pa ratifikuar. Presim reflektim edhe nga koleget opozitar", tha Veseli.

I pyetur se perse nuk po dërgohen në seancë, Veseli tha se iu duhen edhe disa vota të deputeteve të Vetëvendosjes.

"Për arsye se na duhet edhe disa vota vetëm një reflektim i disa deputeteve te Vetëvendosjes dhe kalon", tha ai.

/Ora News.tv/