Kosovës i nevojitet përkrahje ndërkombëtare për të gjykuar krimet e gjenocidit serb dy dekada më parë dhe për t'i sjellë paqe vendit.

Këtë mesazh ndau të enjten kryeparlamentari, Kadri Veseli, teksa vizitoi institutin vendor të mjekësisë ligjore.

Ai ndjeu nga afër rrobat e djegura dhe të shpuara nga plumbat, dhe artefaktet e shqiptarëve të masakruar gjatë luftës.

Veseli tha se vendi tanimë kërkon paqe.

Kreu i Kuvendit u zotua që mostrat dhe dëshmitë e luftës nuk do të varrosen por do të ekspozohen në Muzeun e posaçëm të Gjenocidit.

Ai apeloi aleatët e huaj të shprehen pa mëdyshje në favor të nismës së tij për krijimin e një tribunali që do të gjykojë krimet e Serbisë.

Sipas autoriteteve të Kosovës, tribunali për zbardhjen e krimeve të luftës do të jetë i ndarë nga Gjykata Speciale e Hagës dhe do kthejë drejtësinë e munguar.

Më herët kryeparlamentari Veseli ka deklaruar se gjykimet për gjenocidin serb deri tani kanë rezultuar në dënimin me 190 vite burg për shtetasit shqiptarë, ndërsa vetë agresorët serbë kanë marrë më pak se 30 vite burg për 15 mijë viktimat, 800 mijë të dëbuarit dhe dëmet e parikuperueshme që i sollën vendit në vitet '98-'99.


/Ora News.tv/