Konsumimi i rregullt i verës së kuqe, sidomos për femrat, mund ta ulë rrezikun që ato të preken nga tumori në gji. Diçka e tillë është rezultat i një studimi të kryer nga qendra mjekësore” Cedars-Sinai”. Në këtë hulumtim kanë marrë pjesë rreth 36 persona, të gjithë ishin të gjinisë femërore dhe më pas rezultatet e studimit janë publikuar në revistën “Journal of Women’s Health”. Hulumtuesit kanë vëzhguar në lëvoren dhe në farat e rrushit nga të cilat prodhohet vera e kuqe kanë vënë re se ekzistojnë substanca që ulin nivelin e estrogjenit në organizëm dhe rrisin nivelin e testosteronit tek femrat në pre-menopauzë. Duhet theksuar se diçka e tillë me verën e bardhë nuk ndodh.

/Ora News.tv/