Vendimi i Gjykatës për Dukën, FSHF: Nuk cënohet legjitimiteti i zgjedhjeve

Vendimi i Gjykatës për Dukën, FSHF: Nuk cënohet

FSHF ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës së Tiranës e cila nuk regjistroi si President Armand Dukën. Në një njoftim zyrtar, thuhet se nuk ka një vendim refuzimi apo konstatimi të paligjshmërisë së zgjedhjeve të fundit të organeve drejtuese të FSHF.

"Ky vendim ka të bëjë vetëm me kthimin e kërkesës, për shkak të plotësimit të disa dokumentave shtesë që ka kërkuar gjykata. Pasi të plotësohet dokumentacioni i kërkuar FSHF do ti ridrejtohet gjykatës për depozitimin e dokumenteve që parashikon Ligji", sqaron njoftimi i FSHF.

Më tej institucioni i lartë i futbollit shqipar thotë se kjo praktikë në Gjykatë ka të bëjë vetëm me rregjistrimin e akteve.

"Legjislacioni në fuqi kërkon që këto akte të rregjistrohen në Gjykatën e Tiranës, dhe nga ana e saj, gjyqtarja e çështjes ka kërkuar vetëm disa plotësime në dokumentacionin e kërkuar, të cilat shumë shpejt do ti vihen në dispozicion", sqaron FSHF.

EMISIONET