Velipojë, i riu futet në det për të shpëtuar të fejuarën por mbytet vetë

Velipojë, i riu futet në det për të shpëtuar të

Një 29 vjecar humbi jetën këtë të dielë në plazhin e Velipojës.

Ervit Palaj u fut në det për të shpëtuar të fejuarën në rrezik për tu mbytur, por doli vetë i pajetë pas luftës me dallgët.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30.

Dy të rinjtë në rrezik kanë tërhequr vëmendjen e pushuesve të tjerë që u kanë ardhur në ndihmë dhe i kanë nxjerrë në breg.

Aty u kanë dhënë edhe ndihmën e parë nga personeli mjekësor i plazhit dhe më pas janë nisur për mjekim të specializuar, por 29 vjecari Palaj nuk arriti të mbijetojë

Mejkët thanë se ai kishte konsumuar ujë deti gjatë tentativës për të nxjerrë të fejuarën në breg dhe kjo i ka shkaktuar aritmi.

Por fjalën e fundit për shkakun e vdekjes së 29 vjecarit pritet ta japë ekspertiza.

29 vjecari Palaj bëhet kështu viktima e dytë në plazhin e Velipojës, ku pak ditë më parë humbi jetën një 71 vjecar nga Kosova.

10 viktima janë regjistruar në bregdetin tonë prej fillimit të sezonit për shkak të mungesës së rojeve të sigurisë, apo vonesës në dhënin e ndihmës së parë.

(Në foto: 29-vjeçari i cili u mbyt në Velipojë për të shpëtuar të fejuarën)

EMISIONET