Veliaj: Uji i pijshëm dhe infrastruktura, prioritet i bashkisë

Veliaj: Uji i pijshëm dhe infrastruktura, prioritet i bashkisë

Uji i pijshëm dhe infrastruktura do të mbesin në qendër të vëmendjes së kryebashkiakut të kryeqytetit në mandatin e dytë.

Për realizimin e projekteve në mbledhjen e parë të këshillit të qarkut të Tiranës, Erion Veliaj kërkoi bashkëpunimin e të gjithë bashkiakëve, në mënyrë që investimet ti hapin rrugë zhvillimit.

Veliaj: Janë disa çështje që kanë mbetur pezull prej mungesës së bashkëpunimit. UKT nuk bënte dot një ndarje të financave të tyre dhe të sistemit të menaxhimit, kur bashkitë nuk janë bashkëpunuese. Fakti që sot në Vorë dhe në Kamëz kemi drejtues të rinj që menjëherë çështjet e ujit të pijshëm, që është një nga çështjet me sensitive për qytetarët tanë.

Aldrin Dalipi është zgjedhur kryetari i Këshillit të Qarkut të Tiranës me 35 vota pro dhe një abstenim. Ndërsa Nertila Ndreu zv/kryetare e këshillit bashkiak të kryeqytetit.

Dalipi: Sfida e ardhshme është përfaqësimi i qytetarëve dhe lidhja e ngushtë e këshillit tonë me komunitetet në nivel qarku. 

Në mbledhje ishin të pranishëm, përfaqësues tqë qeverisë, deputetë si dhe drejtues të komuniteteve të besimit.

EMISIONET