Veliaj: Piramida streha e teknologjisë

Veliaj: Piramida streha e teknologjisë

Tirana priti Festivalin më të madh të inovacionit për rajonin e Ballkanit “INN Fest 2019”, i cili u kthye në një pikëtakim për shumë kompani nga e gjithë bota, që sollën risitë më të fundit teknologjike. Në hapjen e takimit, ku morën pjesë mbi 1500 sipërmarrës dhe drejtues kompanish, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se kryeqyteti ka përqafuar teknologjinë inovative si një mënyrë për të ecur përpara dhe për të përmirësuar shërbimin ndaj qytetarëve.

“Dita më e rëndësishme është dita pas konferencës sepse shohim sa do zbatohen ato që themi, sa përkthehen në investime konkrete, i cili më pas materializohet në njëprodukt që testohet në treg. Një nga avantazhet e të qenit vend në zhvillim është se ne mund të kalojmë disa faza të industrializimit; pra, Tirana nuk ka më nevojë të mendojë sesi do të bëjë atë që bëri Viena apo Zagrebi me autobusët me kabllo elektrike sepse sot është koha e autobusëve elektrikë, mund të kalojmë direkt aty”, tha ai, teksa solli shembullin e suksesshëm të aplikacionit me të cilin bashkia bëri evidentimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti.

Veliaj theksoi se rreth 5 mijë të rinj të kryeqytetit do të kenë mundësi të mësojnë gjuhën e kodimit, që më pas mund të rekrutohen nga biznese të ndryshme.

“Sot, më vjen ta keq them, nuk mjafton 10-ta dhe anglishtja nëse nuk dimë kompjuterin. Ndaj, ky investim është në të mirën edhe në të ardhmen e këtij qyteti. Ajo që duam të bëjmë është që çdo vit të trajnojmë deri në 5 mijë fëmijë nga mosha 6 deri në 18 vjeç. Do të shfrytëzojmë hapësirën e Piramidës për disa nga këto kompani ose start up-e, të cilët do të kenë mundësi të ‘inkubohen’aty, por edhe të rekrutojnë talente nga të diplomuarit në Piramidë”, deklaroi ai.

EMISIONET