Xhamia e Namazgjasë përfundon brenda vitit, Veliaj: Nesër parkimet falas

Xhamia e Namazgjasë përfundon brenda vitit, Veliaj: Nesër

Edhe këtë vit, besimtarët myslimanë do ta falin Bajramin në Sheshin "Skënderbej" pasi punimet në xhaminë e Namazgjasë përfundojnë brenda këtij viti.

Lajmin e dha kryetari i KMSH, Bujar Spahiu gjatë inspektimit të punimeve të xhamisë me kryebashkiakun Veliaj.

Spahiu: Uroj dhe shpresoj që ky Bajram, kjo festë, të sjellë mirësi, begati dhe paqe në vendin tonë, dhe të mobilizohemi që të shkojmë në nevojë të njerëzve.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se të martën me rastin e Fiter Bajramit, besimtarët myslimanë do të kenë parkime falas në parkingjet publike, ndërsa Veliaj nuk do të bëjë fushatë elektorale.

Veliaj: Parkingu te sheshi “Skënderbej” dhe parkingu te Bulevardi i Ri do të jetë falas. Por, duke parë që moti nuk është premtues dhe nëse nuk ka vende në parkingjet nëntokësore, të gjithë besimtarët do të lejohen të parkojnë rreth Unazës së Vogël të Tiranës, për faktin që është një ditë e shenjtë, por edhe mjaftueshëm herët në mëngjes, çka nuk sjellin vështirësi në qytet.

Veliaj tha se në të gjithë qytetin do të organizohet një fushatë bamirësie me ushqime dhe veshmbathje për banorët e prekur në zonën e Korçës.

EMISIONET