Veliaj krahason djegien e gomave para bashkisë me atë të nazifashistëve

Veliaj krahason djegien e gomave para bashkisë me atë të

74-vjetori i çlirimit të Tiranës u përkujtua nga të majtët. Kryebashkiaku Erjon Veliaj, përfaqësues të Këshillit Bashkiak dhe familajarë të të rënëve vendosën kurora me lule tek Ushtari i Panjohur. 

Veliaj bëri një paralelizëm të djegies së gomave, para bashkisë së Tiranës dy ditë më parë me atë të 17 nëntorit 1944 nga pushtuesit nazifashistë.

Erion Veliaj: "Hera e parafundit që u dogjën goma në derë të bashkisë së Tiranës, ishte 17 nëntori i 1944. Ku trupat që po largoheshin dogjën qytetin dhe shkretuan dëmet e fundit. Hera e fundit ishte pardje që u dogjën goma para bashkisë së Tiranës. Pas 74 vitesh. Jo nga armiku,  jo nga pushtuesi e zaptuesit por nga ne vetë. Prandaj ky është moment reflektimi.

Në fjalën e tij Veliaj gjeti rastin tu kërkojë protestuesve të Astirit të reflektojnë dhe të mos bëhen pre e lojrave të politikanëve.

Sot nuk na rrezikon njeri. Gjasat që kush të na pushtojë, sabotojë janë shumë të vogla nga të huajt por vetë mund ta bëjmë. Ne sot kemi në dorë të mirën e të keqen. Ta shkatërrojmë dhe ta zbukurojmë Tiranën. Ti vëmë zjarrin apo ta modernizojmë. Cili është vendimi ynë sot për Tiranën. Do kthehemi pas, në gjumë, në gurë, në vezë apo dru apo të përveshim mëngët.  Të mos lejojmë politikanë që na përçanë kaq vite të vazhdojnë të mbjellin helm për të na përçarë e penguar në këtë rrugëtim.  Unë e di përse bëhet, nuk bëhet për lodrat, bulevardin apo Unazën e re, bëhet për të na sabotuar në atë që quhet ambicia jonë përfundimtare, të bëhemi anëtarë të BE-së. Nuk e them unë e tonë të gjithë të huajt. "

Sot është dita e 14-të e protestës së banorëve të zonës së Astirit, banesat dhe bizneset e të cilëve preken nga projekti i Unazës së Madhe. Banorët kërkojnë dëmshpërblim sipas ligjit për ndërtimet e tyre dhe dy ditë më parë ata protestuan para bashkisë së Tiranës. Gjatë protestës të cilës iu bashkuan dhe përfaqësues të opozitës pati dhe tension, djegie gome dhe tymuese drejt bashkisë.  

Ndërsa zv/Ministri i Mbrojtjes e quajti me rëndësi kombëtare Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare, pasi sipas tij populli shqiptar gjeti rrugën e duhur.          

Petro Koçi: Pasardhësit e atyre që bashkëpunuan me fashizmin t'i kërkojnë falje popullit

                                                                                              

Lexo edhe: Kapsollë, vezë dhe tymuese te Bashkia, banorët e Astirit: Banesat do i mbrojmë me gjak!

Pas përfundimit të ceremonisë së organizuar nga bashkia Tiranë, komunistët ashtu si çdo vit kryen homazhe tek monumenti Ushtari i Panjohur në qendër të Tiranës me foton e diktatorit Enver Hoxha, Yllin me pesë cepa dhe me grusht




EMISIONET