"Vdiq 4 herë", prindërit firmosin për organet, 13 vjeçari mahnit mjekët dhe familjen

"Vdiq 4 herë", prindërit firmosin për organet, 13

Një djalë 13-vjeçar, i cili vuante nga lëndime të rënda të trurit, sfidoi jo vetëm mjekët kur rimori vetëdijen teksa prindërit e tij kishin nënshkruar një dokument që u lejonte për të dhuruar organet.

Trenton McKinley, nga Mobile, Alabama në Shtetet e Bashkuara, u shtrua në spital dy muaj më parë pasi u godit nga një trajler i vogël i shërbimeve.

"Unë godita betonin dhe trajleri goditi kokën time. Pas kësaj, unë nuk kujtoj asgjë", tha Trenton për Fox 10.

Trenton pësoi shtatë thyerje të kafkës nga aksidenti. Prindërit e tij rikujtuan se mjekët u kishin thënë se djali i tyre "nuk do të ishte më kurrë normal ".

"Të gjitha, që unë pashë ishte një barelë me këmbët e tij që vareshin. Ai kishte vdekur gjithsej 15 minuta", tha nëna e Trenton, Jennifer Reindl, për Fox 10.

Trentoni mezi merrte frymë ditët pas rrëzimit. Nëna e tij përfundimisht vendosi të nënshkruante dokumente për të dhuruar organet që do të përfitonin pesë fëmijë që kishin nevojë për transplantime.

"Pesë fëmijë kishin nevojë për organe që përputheshin me të," tha Reindl.

Një ditë para se mjekët do të vendosnin që të hiqnin pajisjet që e mbanin në jetë 13 vjeçarin, ai filloi të tregonte shenja aktive të trurit dhe të lëvizjes.

Trentoni filloi të marrë frymë dhe u zgjua duke thënë fjali të plota. Gjithçka ndodhi në fund të marsit, tha nëna e tij në Facebook.

Trenton ende ka një rrugë të gjatë për shërim dhe ka dhimbje nervore dhe kriza të përditshme. Ai ka patur tre operacione të trurit dhe do të ketë një procedurë tjetër për të rilidhur copën e humbur të kafkës së tij.

Trentoni tha se beson se shkoi në qiell para se të kthehej në jetë.

"Isha në një fushë të hapur duke ecur drejt. Nuk ka shpjegim tjetër përveç Zotit. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër. Edhe mjekët e kanë thënë këtë", tha ai.

Trenton McKinley vdiq katër herë gjatë dy operacioneve të ndryshme të trurit, thotë nëna e tij dhe mjekët e fundit që e çuan atë në jetë nuk zbuluan valë të trurit.

EMISIONET