Vdes në moshën 80 vjeçare Kofi Anan, ish-shefi i OKB-së

Vdes në moshën 80 vjeçare Kofi Anan, ish-shefi i OKB-së

Ndahet nga jeta Kofi Anan, ish-sekretari i përgjithshëm i OKB-së i cili fitoi çmimin Nobel për Paqe për punë humanitare.

Ai vdiq në moshën 80 vjeçare ne Zvicer.

Anan ishte i pari afrikan me ngjyrë që mori rolin e diplomatit më të lartë në botë, duke shërbyer dy mandate nga 1997 në 2006.

Më vonë ai shërbeu si i dërguari special i OKB-së për Sirinë, duke bërë përpjekje për të gjetur një zgjidhje paqësore për konfliktin.

Qëndrimi i Ananit përkonte me luftën në Irak dhe me pandeminë e HIV / Aids.

EMISIONET