Krijuesi i komandave "Cut, Copy & Paste", Larry Tesler" ndërroi jetë ditën e sotme (20 Shkurt) në moshën 74 vjeçare.

Kompania Xerox ku ai kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij nderoi figurën e tij. Me anë të një postimi në Tëitter kompania shprehu ngushëllimet për familjen e tij.

Larry Tesler filloi të punonte me kompjuterat në Silicon Valley gjatë viteve 60', një kohë kur kompjuterat nuk përdoreshin nga masa e gjerë e popullsisë.

Ishte puna e palodhshme e tij me krijimin e komandave "Cut" "Copy & Paste" që revolucionarizoi teknologjinë dhe e bëri përdorimin e kompjuterëve më të thjeshtë.

 Tesler u diplomua në shkencat kompjuterike dhe ka punuar për shumë kompani të mëdha në fushën e teknologjisë.

Fillimisht ai e filloi karrierën e tij tek Xerox e më pas kaloi tek Apple ku punoi përreth 17 vite me ekipin e shkencëtarëve.

Pas largimit nga Appple ai u punësua për një kohë të shkurtër tek Amazon e më pas kaloi tek Yahoo.

Ideja për komandat "Cut, Copy & Paste" lindi gjatë viteve 80', ku për shkrimtarët ishte e vështirë rregullimi i teksteve.

Në atë kohë në raste gabimesh, priheshin fjalë nga fletë të tjera dhe ngjiteshin e mbivendoseshin tek teksti që duhej rregulluar.

Algoritmet e tij u inkorporuan fillimisht tek Apple në vitin 1983.

/Ora News.tv/