Vdes i moshuari në spital, infermierët nuk i japin as ushqim dhe as ujë

Një i moshuar ka vdekur në një spital pasi mbeti pa ujë dhe ushqim.

Malcolm Pinches vdiq në Spitalin Walsall Manor në West Midlands më 13 qershor të këtij viti dhe një hetim zbuloi se infermierët dështuan të kujdeseshin për të.

Sipas hetimeve infermierët nuk e kuptuan rëndësinë e hidratimit të 80-vjeçarit, duke e lënë pa ushqyer dhe pa ujë.

Vajza e Pinches, Tina Noon, tha se u detyrua ta ushqente vetë babain e saj në një rast, pasi u rrëzua dhe çau kokën gjatë qëndrimit në spital.

Mjekët vendosën ta dërgonin në shtëpi të moshuarin, por Noon tha se ishte e qartë që ai nuk ishte aq mirë sa të shkonte në shtëpi.

Ajo besonte se infermierët donin ta nxirrnin nga spitali.

Richard Beeken, shefi ekzekutiv i Walsall Healthcare NHS Trust i tha që: “Me vjen keq që duhet ta ushqeni vetë dhe ta inkurajoni të pijë babain tuaj, pasi zbuloi se stafi i infermierëve nuk kujdesej për të dhe nuk e kryente punën e tyre si duhet.”

Pasi u shtrua në spital gjendja e Pinches u përkeqësua dhe vdiq më 13 qershor të këtij viti.



EMISIONET