Një foshnje vetëm 3 javësh ka ndërruar javë, vetëm pak ditë pasi u plagos me thikë sëbashku me nënën e tij 21-vjeçare. Gruaja vazhdon të jetë nën kujdesin e mjekëve.

Foshnja Tot dhe nëna e tij mbetën të plagosur pas një sulmi me thikë, të mërkurën brenda shtëpisë së tyre në Ëallsend, Newcastle.

Policia mbërriti në vendngjarje rreth orës 02:15 të mëngjesit dhe arrestuan një burrë, i dyshuar si autor i sulmit.

Kryeinspektori, Dave Cole, nga Policia e Northumbrias, tha: "Kjo është një kohë e vështirë për familjen e foshnjës. Oficerët dhe specialistët vazhdojnë t'u ofrojnë atyre mbështetje dhe unë e di se komuniteti në Wallsend është gjithashtu në anën e tyre.

Është e pamundur të imagjinohet se çfarë po kalojnë dhe unë do t'i kërkoja publikut që të vazhdojë të respektojë privatësinë e familjes në këtë kohë të vështirë. Lidhur me ngjarjen një njeri është akuzuar dhe ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me Shërbimin e Prokurorisë."

I arrestuari është Denis Erdinch Beytula, 27 vjeç, nga Ëallsend. Ai u paraqit në Gjykatën e Magjistraturës Veriore Tyneside të enjten e kaluar, ku u mbajt në paraburgim dhe do të paraqitet në Gjykatën e Kurorës, në Neëcastle, por ende nuk është vendosur data.

Mbi 27-vjeçarin rëndon akuza e vrasjes së mbetur në tentativë.

/Ora News.tv/