Vdes djali 2 vjeçar, nëna e të cilit paditi administratën "Trump"

Një djalë dyvjeçar me origjinë nga Jemeni, nëna e të cilit paditi administratën Trump, ka ndërruar jetë, njoftoi Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike.

Abdullah Hassan vdiq në një spital në Oakland, ku babai i tij Ali Hassan e solli në vjeshtë për ta trajtuar për një çrregullim të rrallë gjenetik të trurit. Nëna e tij, Shaima Swileh nuk është shtetase amerikane dhe ka mbetur në Egjipt duke luftuar për të marrë një vizë për të shkuar në SHBA.

"Ne jemi të zemëruar. Duhet t'i jepnim lamtumirën fëmijës tonë, dritës së jetës sonë", citohet të ketë thënë Ali Hassan në deklaratën e publikuar të premten nga këshilli. Një varrim është planifikuar për të shtunën.

Hassan është shtetas amerikan dhe jeton në Stockton të Kalifornisë. Hassan dhe gruaja e tij u shpërngulën në Egjipt pasi u martuan me Jemenin e shkatërruar nga lufta në vitin 2016.

Swileh ishte duke u përpjekur për të marrë një vizë që nga viti 2017, kështu që familja mund të bashkohej në Shtetet e Bashkuara.



EMISIONET