Pas vdekjes së kreut të ISIS, ja kush do ta zëvendësojë atë

Pas vdekjes së kreut të ISIS, ja kush do ta zëvendësojë

Pas vdekjes së liderit të shtetit islamik al-Baghdadi, agjensia e lajmeve Amaq raporton ISIS ka emëruar zëvendësuesin e tij.

Sipas saj, Abu Ibrahim al-Hashemi al-Qurayshi është emëruar në krye të shtetit.

Nëpër rrjetet sociale të shtetit islamik, ata mohonin se lideri i tyre kishte vdekur.

Sot ata konfirmuan se al-Baghdadi ka vdekur dhe në krye të shtetit është vendosur një lider i ri.

Grupimi musliman Sunni gjithashtu konfirmoi vdekjen e numrit dy të ISIS, Abu al-Hassan al-Muhajir.

EMISIONET