Vdekja e 7-vjeçares nga gripi, po hetohet edhe neglizhenca e mjekëve në Durrës

Vdekja e 7-vjeçares nga gripi, po hetohet edhe neglizhenca e mjekëve

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për vdekjen e 7-vjeçares në repartin e Pediatrisë. Në ambientet e spitalit kanë shkuar edhe ekspertët e policisë gjyqësore të cilët kanë sekuestruar kartelën e vajzës.

Pritet që edhe specialistë të ministrisë së Shëndetësisë të shkojnë në Durrës.

Sipas Prokurorisë vajza ka mberritur në spital në orën 17.00 të pasdites së djeshme (14 janar 2018).  Ajo ka rënë në koma pas disa minutave dhe nuk është zgjuar me.

Prokuroria po heton procedurat që kanë ndjekur mjekët nëse ka apo jo neglizhencë.

EMISIONET