Vazhdon "telenovela" e skandalit të tradhtisë, Jordyn Woods reagon ndaj akuzave të Khloe

Vazhdon "telenovela" e skandalit të tradhtisë, Jordyn Woods

Skandali i tradhtisë së Tristan Thompson ndaj Khloe Kardashian me një mike të familjes së tyre ka disa kohë që po përflitet.

Jordyn, shoqja e ngushtë e Kylie Jenner është përjashtuar tashmë nga motrat për shkak të dhimbjes që i shkaktoi Khloe.

Sot u publikua videoja që tregon se cfarë do ndodhë në dy seritë e rradhës të "KUWTK". Aty duket se Khloe fajëson Jordyn për ndarjen, prandaj kjo e fundit ka reaguar në një intervistë.

Jordyn Woods shpreson që e vërteta të zbulohet në dy episodet e rradhës.

"Cdo njeri ka të vërtetën dhe historinë e tij, prandaj duhet ta pranosh. Cdo njeri ka të drejtën të tregojë të ërtetën", tha ajo për 'HollywoodLife'.

Kanë kaluar 4 muaj nga skandali dhe 21-vjecarja është përpjekur ta harrojë dhe të fokusohet në projekte të reja.

"Jeta vazhdon. Paratë nuk ndalojnë. Bota nuk ndalon. Dhe fatmirësisht, cdo njeri ecën para. Unë po provoj gjëra të reja. Kam linjën time të veshjeve, po bëj më shumë dizajne të reja dhe po eci përpara duke qëndruar pozitive me njerëzit rreth meje. Jeta është e shkurtër, e nesërmja nuk është e siguritë prandaj duhet të jemi sa më pozitivë të mundemi", shtoi Jordyn.

Modelja sqaroi se këtë periudhë është munduar ta mbajë veten të zënë me punë që të harrojë gjithcka.

EMISIONET