Edhe pse që prej 1 korrikut të këtij viti ka hyrë në fuqi zyrtarisht vendimi për ndalimin e qeseve plastike, ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi tha se do të kryhen kontrolle në mënyrë që deri në qershor 2020 që vendi të jetë i pari në Evropë pa qese plastike.

Klosi kërkoi ndihmën e stafit pedagogjik të Inxhinierisë së Ndërtimit për zbatimin e programit të mbrojtjes së mjedisit.

Klosi: Ne vazhdojmë të jemi këmbëngulës që duhet të shënojmë si vendin e parë evropian pa qese plastike mbajtëse një përdorimëshe. Duam të jemi shumë më tepër avangard në këtë aspekt.

Duke vlerësuar kontributin e trupës pedagogjike në menaxhimin e mbetjeve urbane, Klosi kërkoi nga inxhinierët që nëpërmjet mendimit të tyre shkencor të jenë gjithmonë e më aktivë në vendimmarrje të fushës së mjedisit.

Në takim ministri ftoi studentët që mos neglizhojnë praktikat mësimore pranë institucioneve në varësi të ministrisë së Mjedisit.  

/Ora News.tv/