Vatra me COVID-19 në Pukë drejt mbylljes

Vatra me COVID-19 në Pukë drejt mbylljes

Vatra me koronavirus në Pukë po shkon drejt mbylljes. Bëhet e ditur se sot zyrtarisht janë shëruar dy persona, ndërsa pritet përgjigjja për një tjetër person, i cili nuk ka patur simptoma për 16 ditë.

Ndërkohë një person i infektuar vijon të qëndrojë  në banese me simptoma të moderuara deri në të lehta, këto 2-3 ditët e fundit.

Tjetër lajm i mirë është se ISHP ka konfirmuar negativ për covid-19 mostrën e dërguar mbrëmë për shtetasen S.N 70 vjeçe.

Për të gjitha këto raste vijon survejanca dhe konsonanca mjekësore.

EMISIONET